Telegrafi

Ligji i Sheriatit: Akuzoheshin për prostitucion, rrahen para masës dy gra dhe një burrë në Indonezi (Foto/Video, +18)

Dy gra të akuzuara për prostitucion dhe një burrë janë rrahur në publik në provincën Aceh të Indonezisë, edhe pse ishte paralajmëruar që për veprime të tilla kryesit e veprave ta vuajnë dënimin me burgim.

Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin një grua dhe një burrë të gjunjëzuar të cilët i godasin me shkop në shpinë, kurse i tëri trupi u është bërë vija dhe mavijosje nga autoritet e vendit që aplikojnë ligjin e Sheriatit, transmeton Telegrafi.

Ata ishin nxjerrë para mijëra qytetarëve në qytetin Lhokseumawe, që konsiderohet të jetë qyteti i dytë më i madhi në provincën Aceh të Indonezisë.

Ndërkaq, nuk dihet se për çfarë akuzohej burri që gjithashtu rrihet brutalisht një person i maskuar. Në fillim të këtij viti ishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes guvernatorit të provincës Aceh, Irwandi Yusuf dhe zyrës për të Drejtat e Njeriut, që për çfarëdo krimi personat ta vuajnë dënimin në burg e jo me metoda të tilla.

Megjithatë, edhe kësaj radhe nuk është përfillur kjo marrëveshje, pasi janë rrahur brutalisht para masës. /Telegrafi/