Site icon Telegrafi

Ligji i ri për PSP-në prej nesër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Teksti i ri për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe ligjin që rregullon integrimin e kësaj prokurorie nën ombrellën e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), për krim të organizuar dhe korrupsion, këtë javë duhet të merret parasysh nga deputetët dhe të vendos për fatin e bashkimit të dy prokurorive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë ndryshim e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp ditën e premte (19 korrik) duke thënë se kjo zgjidhje nuk i jep mundësi OBRM-PDUKM-së që të gjejë arsyetime për të votuar ligjin e ri të PTHP-së.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja tha se pajtohet me integrimin e PSP-së në PTHP por jo me propozimin tjetër, që Vilma Ruskoska të udhëheq këtë organ të ri të Prokurorisë Publike. /Telegrafi/

Exit mobile version