Site icon Telegrafi

Ligji i ri i noterëve përplas odat e avokatëve dhe noterëve të Maqedonisë

Propozim-ligji i ri për noterët ka shkaktuar përplasje në mes të Odës së avokatëve të Maqedonisë (OAV) dhe Odës së Noterëve të Maqedonisë (ONM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

OAV-ja reagon ndaj sjelljes së ONM-së, e cila përmes financimit të teksteve komerciale dhe filmave dokumentarë me përmbajtje të njëanshme, janë duke e keqinformuar opinionin publik, me qëllim ruajtjen e përfitimeve financiare të cilat bazohen në marrjen e punës nga avokatët.

E vërteta është ndryshe, thotë OAV-ja, pasi që me Ligjin e ri, hiqen aktet noterike, si detyrime të patjetërsueshme ndaj qytetarëve, të cilat paguhen dyfish, pa të drejtë zgjedhjeje në më shumë situata juridike./Telegrafi/

Exit mobile version