Site icon Telegrafi

Ligji për të punësuarit në MPB sot prezantohet para zyrtarëve policor

Sindikata e pavarur e policëve këto ditë ka prezentuar para zyrtarëve të MPB-së në Maqedoni ligjin e ri kolektiv. Sipas ndryshimeve kolektive, kërkohet ndryshimi i nenit 4 të ligjit ekzistues ku hapur bëhej presion ndaj zyrtarëve të policisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ligji i prezentuar gjithashtu parasheh balansim të pagave sipas kualifikimeve, shtimin e regresit vjetor që ndryshe njihet si K-15 dhe pagesë shtesë e orëve të punës jashtë orarit.

”Ju bëjmë thirrje të gjithë palëve që të na ndihmojnë që të kalojë ky ligj që ju jep dinjitet policëve. Të punësuarit duhet të kenë më shumë të drejta dhe përfitime” thanë nga Sindikata e pavarur e policëve. /Telegrafi/

Exit mobile version