Ndryshimet e fundit të ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor kanë krijuar probleme për funksionimin e autoshkollave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Drejtorët e autoshkollave thonë se pajisjet për regjistrim të orëve dhe kandidatët, rëndojnë financiarisht mbi ta.
Sonja Shikaloska, pronare e një autoshkolle në Ohër, për Alsat-M thotë se numri i kandidatëve është rritur, ndërsa kapaciteti i shkollave është i pandryshueshëm. Kjo rritje ndikon në pritje të gjata për kandidatët për t’u aftësuar. Ajo shton se kamerat nuk kanë dhënë rezultatin e pritur.
Çmimi i marrjes së patent shoferit është i ndryshëm nga qyteti në qytet, kurse paralajmërimet për përcaktimin e një çmimi të prëgjithshëm nuk ka ndodhur ende./Telegrafi/