Presidenti Stevo Pendarovski i nënshkroi dekretet për shpalljen e Ligjit për koordinim të shërbimeve të inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.
Nga kabineti i presidentit deklarojnë se këto ligje janë kyçe për reforma në shërbimet e inteligjencës.
Me ligjin për koordinim të shërbimeve të inteligjencës, e cila për herë të parë miratohet në Maqedoni, formohet Këshilli për koordinim e cila do të zbatojë propozimet e organit më të lartë të sigurisë-Këshillit për Siguri Kombëtare.
Në Këshillin për koordinim përfaqësohen të gjithë institucionet të cilat kanë kompetenca nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë./Telegrafi/