Telegrafi

Ligji për PSP-në, nesër pritet të vazhdojnë bisedimet mes partive

Takimet e grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës pritet të vazhdojnë të martën me qëllim harmonizimin e qëndrimeve në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike.

Bisedimet do të vazhdojnë me shqyrtimin e amendamenteve të propozuara nga opozita, për të cilat palët u dakorduan të ndahen në dy pjesë.

Pushteti pret që propozimi sa më shpejt të kulminojë me konsensus me qëllim që të futet në procedurë parlamentare.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Zoran Zaev njoftoi se janë pranuar disa nga propozimet e opozitës maqedonase në lidhje me këtë ligj, ndërsa më pas reaguan nga OBRM-PDUKM, duke demantuar këto deklarata të kryeministrit.

Opozita kërkon që PSP të shkrihet në kuadër të Departamentit për krimin e organizuar dhe korrupsionit, duke përfshi edhe largimin e prokurores speciale, Katica Janeva dhe një pjesë të ekipit saj. Në këtë drejtim, opozita kërkon edhe propozimin e kryeprokurorit./Telegrafi/