Site icon Telegrafi

Ligji për Prokurorinë, pushimet “ngrinë” negociatat

Pushimet verore kanë ngrirë negociatat mes pushtetit dhe opozitës mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Palët janë duke negociuar për propozimin e pushtetit por mbi kërkesat e opozitës. Ndërkohë ekspertët vlerësojnë se partitë politike duhet tërhiqen nga negociatat. Sipas juristit, Gordan Kallajxhiev, ligji duhet t’i kthehet grupit të ekspertëve. Sipas tij, Prokuroria Publike duhet pavarësuar duke filluar nga kryeprokurori dhe deri tek përfshirja e ekipit të PSP-së në Prokurori, për të cilën vlerëson se nuk mund të bëhet me marrëveshje politike. Kallajxhiev propozon modelin italian të Prokurorisë, ku organi akuzës në çështjen penale është i pavarur dhe ka peshën e gjykatës.

“Partitë politike duhet t’i ndërprenë negociatat dhe ligji t’i kthehet grupit të ekspertëve të cilët propozuan një tekst vitin e kaluar më të mirë se propozimi i pushtetit e që kishte të bënte me transformimin e PSP-së. Nuk mund që me dhunë t’i imponohet ekipi prokurorit sepse është patjetër që prokurori i ri mbi bazën e besimit ndaj ekipit t’i zgjedh njerëzit e tij. Unë ose kush do tjetër ndoshta nuk duam të punojmë me ekipin e Katica Janevas, ndoshta i zgjedh dy por jo të gjithë, aq me pak Villma Ruskovska i dëshiron të njëjtit -tha Gordan Kallajxhiev, ekspert juridik.

Kallajxhiev duke folur për emërimin e prokurorit të ri vlerëson se elitat politike nuk mund të negociojnë për emërime në institucione si Prokuroria Publike për shkak se shkelet parimi i subordinimit. Sipas tij konsensusin për Prokurorinë përveç emri i prokurorit e pengon edhe zhvillimi i rastit “Zhvatja”.

“Të gjitha çështjet në ligj e posaçërisht e ardhmja e PSP-së nuk mund të zgjidhen nga elitat politike, aq më pak nga njerëz të cilët janë të përfshirë në hetime. Ata që kanë korruptuar prokurorë janë në paraburgim, ndërsa prokurori punon dhe është në liri. Mbështetësit, zbatuesit dhe ndihmësit janë personazh ekzekutiv dhe ata nuk mund të ekzistojnë par rolin kryesor. Duhet patjetër të arrestohet i pari ai që ka keqpërdorur detyrën, pastaj të tjerët – u shpreh Gordan Kallajxhiev, ekspert juridik.

Në takimin e fundit grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës dolën me qëndrime të kundërta lidhur me propozimin e prokurorit i cili do të udhëheq Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Opozita tani konteston edhe emrin e prokurores Villma Ruskovska, ndërsa kërkon që emri përveç në Këshillin e Prokurorëve të kalojë edhe në Komision parlamentar. Pushteti duke pretenduar të kundërtën akuzon opozitën se kërkon prokuror i cili nuk do të shtroj akuza nga përgjimet dhe më këtë pretendon amnisti të përgjithshme. Çështje e vetme për të cilën deri tani palët janë marr vesh është ajo e rritjes së buxhetit për Prokurorinë Publike./a;sat/

Exit mobile version