Site icon Telegrafi

Ligji për Prokurorinë Publike në komision, dorëzohen dy amendamente

Debati i Komisionit për Çështje Evropiane për Ligjin për Prokurorinë Publike, ka filluar me kërkesën e opozitës që të largohet nga rendi i ditës, pasi sipas tyre, teksti i ligjit është sjellë me shkelje të procedurave.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, e përsëriti qëndrimin se ky tekst ka arritur në Kuvend, pa marrëveshje në qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E dijmë se ky tekst i ligjit nuk është i njëjtë me atë për të cilën kishte marrëveshje në seancë qeveritare. Qëndrimi ynë është i qartë, propozuesi nuk mund të ndryshojë as pikat dhe presjket me vullnetin e tij”, tha Dimovski.

Propozimi i tij nuk u miratua nga shumica e anëtarëve të komisionit. Ndërsa diskutimi vazhdoi me arsyetimin e ligjit nga ana e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila tha se nuk janë shkelë procedurat.

Për këtë ligj janë dorëzuar dy amendamente nga deputeti i pavarur Panço Minov dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi.

Diskutimi në komision sipas procedurave do të zgjasë dy ditë, ndërsa më pas teksti me procedurë do të duhet miratohet nga votat e 80 deputetëve.

Seanca e sotme u ndërpre për shkak të ceremonisë së ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO dhe do të vazhdojë nesër./Telegrafi/

Exit mobile version