Ligji për Prokurorinë Publike ka marrë dritë jeshile nga Qeveria mbrëmë dhe prej sot do të futet në procedurën parlamentare. Qeveria dha mbështetjen e nevojshme të dy të tretave nga deputetët për miratimin e tij.
Shumica parlamentare mbështetet në votat e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Lëvizjes Besa.
Projektligji pritet të miratohet në Kuvend deri në 12 shkurt, kur përbërja aktuale do të shpërndahet dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 prill.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, dje tha se tre ditët e mbetura deri në shpërbërjen e Kuvendit janë të mjaftueshme që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike.
Ndërsa Mickoski tha se pret që të mërkurën të shpërndahet Kuvendi dhe të mbahet marrëveshja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, më herët deklaroi se nëse merr propozim-ligj të harmonizuar, ai do të vendoset në seancë para shpërndarjes së Kuvendit./Telegrafi/