Site icon Telegrafi

Ligji për Prishtinën e bën kryeqytetin me Polici të veten (Video)

Për të rrënuar një objekt pa leje, Inspeksionit të Prishtinës iu desh edhe ndihma e Njësitit Special të Policisë së Kosovës.

Por, me implementimin e Ligjit të Prishtinës, më nuk do te ketë nevojë për asistime të atilla të forcave të rendit.

Me draft-ligjin për kryeqytetin parashihet krijimi i policisë komunale e cila do te jetë në shërbim të rendit dhe qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të komunës.

Madje, vetkryetari i kryeqendrës se vendit ka të drejt të propozojë drejtorin e përgjithshëm të policisë komunale pas aprovimit nga Kuvendi i kryeqytetit. /Klan Kosova/

Exit mobile version