Partia politike “E Majta” ka paraqitur një iniciativë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për gjuhët, ndërsa nga Kushtetuta janë përgjigjur se çështja është në fazën e saj përfundimtare dhe pret që ajo të vihet në rendin e ditës sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas të “Majtës”, ishte një ligj që merrte vlerësime negative nga Komisioni i Venecias, se ishte kontrabanduar në mënyrë të paligjshme në Kuvend dhe u publikua në Gazetën Zyrtare, pa nënshkrimin e Presidentit.
“Partia politike “E Majta”, si nismëtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së të ashtuquajturit Ligji për dygjuhësinë mori një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë se çështja për vlerësimin e kësaj rregulloreje është në fazën e saj të fundit dhe ne presim që ajo të vihet në rendin e ditës të seancës së Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt dhe të anulohet nga meritat e saj vendimi. Kujtojmë, ky ligj i diskutueshëm, i cili ishte pjesë e platformës së Tiranës, i cili mori vlerësime negative nga Komisioni i Venecias, u kontrabanduar në mënyrë të paligjshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe u publikua në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e nevojshëm të Presidentit”, thonë nga “E Majata”./Telegrafi/