Site icon Telegrafi

“Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk e rrezikon karakterin unitar të shtetit”

Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në intervistën për gazetën serbe “Politika” thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk e rrezikon karakterin unitar të shtetit.

“Çështja e rregullimit të përdorimit të gjuhës është e definuar qartë në amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Edhe krahas asaj që definimi është i qartë, përsëri në gjendje të caktuara ka tendenca që ai të interpretohet në varësi të interesave të palëve të caktuara.Për të mënjanuar çdo mundësi e interpretimit të ndikuar, paraqitet nevoja për definim të përpiktë të kësaj çështje. Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve e ka pikërisht këtë rol. Është e vërtetë se me Propozim-ligjin e ri mundësohet udhëheqja e seancave plenare të Kuvendit në gjuhën shqipe. Por,me këtë nuk do të zvogëlohet vlera e gjuhës maqedonase ose gjuhëve tjera që fliten në Maqedoni, e aq më pak karakterin unitar të shtetit”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version