Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin më shumë përfiton gjuha shqipe, pritet që nesër të jetë në rend dite në seancën e radhës të Kuvendit të Maqedonisë.
Vendimi erdhi pas takimit bashkërendues të grupeve parlamentare me Kryekuvendarin Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vetëm grupi i OBRM-PDUKM-së nuk ka marrë pjesë në këtë takim.
Nuk jepen detaje se si do të rrjedhin punët për këtë ligj, respektivisht nëse do të ketë diskutim për mbi 35 mijë amandamentet e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/