Site icon Telegrafi

Ligji për partitë politike, nevojë urgjente

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka thënë se Kosova në vazhdën e reformimit dhe kompletimit të infrastrukturës së saj ligjore duhet ta ketë edhe ligjin për subjektet politike.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka vlerësuar se nevoja për nxjerrjen e këtij ligji, nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Kosovë, është e madhe dhe urgjente.

Sipas Dushit, ky ligj do të kontribuonte në demokracinë dhe transparencën e partive politike.

Ai ka thënë se ende ka kohë të mjaftueshme që të përfundojë reforma zgjedhore, e cila, sipas Dushit, duhet të sigurojë dhe garantojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Ai e ka quajtur joserioze kërkesën e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme, pa u plotësuar paraprakisht asnjë kusht kushtetues e ligjor dhe pa ndodhur reforma zgjedhore. /Telegrafi/

Exit mobile version