Zyra e Avokatit të Popullit pret nga Gjykata Kushtetuese që në një të ardhme të afërt të japë përgjigje për Iniciativën e ngritur nga Avokati I Popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave 108 dhe 109 të Ligjit për nëpunës administrativ, me të cilat detyrohen nëpunësit administrativë të dorëzojnë vertetime shtesë për njohjen e gjuhëve të huaja dhe programe kompjuterike, njofton RTVM2.
Nga zyra e Avokatit të popullit, thonë se me këtë, cenohen të drejtat e nëpunësve administrativ të cilat veçmë më herët janë punësuar me kushte të tjera valide në administratën shtetërore.
“Mendojmë që dy nenet 108 dhe 109 e këtij ligji parashikojnë kushte të veçanta me të cilën vihen në rrezik të drejtat e nëpunsëve administrativ të cilat veçmë, më herët, me ligjet e më hershme janë të punësuar në administratë. Me këto ndryshime tashmë po sakcionohen në një fare mënyre të punësuarit administrativ duke ua zëvendesuar vendet e tyre të punës në administrat në rast u mungojnë vërtetimet që parashikon ligji”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, Zv/avokate e popullit. /Telegrafi/