Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka potencuar sot se e mirëpret gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave.”, ka shkruar ai në Twitter.
Szunyog ka potencuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht.
“Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Venice Commission recommendations should be fully implemented in finalizing this important legal initiative.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 30, 2023