Site icon Telegrafi

Ligji për kamatëvonesën ndëshkon borxhlinjtë e këqij

Bizneset dhe institucionet shtetërore që nuk janë të rregullta në pagesën e faturave do të gjobiten. Gjoba e tyre, në ligjin që po hartohet për herë të parë në Kosovë, do të jetë e aplikueshme ndaj bizneseve dhe institucioneve të cilat nuk i kryejnë pagesat brenda afateve të parapara.

Drafti i parë i Ligjit të kamatëvonesës është hartuar nga ekspertët e USAID-it dhe i njëjti pritet të shqyrtohet edhe një herë nga Komisioni për Buxhet dhe Financave, i cili pritet të jetë komisioni funksional për këtë ligj. Aktualisht nuk dihet nëse ky projektligj do të dërgohet në Qeveri dhe pastaj ajo të jetë sponsorizuese e këtij ligji, shkruan Koha Ditore.

Kryetari i Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, Naser Osmani, thotë se ata janë të gatshëm për secilin opsion, por thotë se komisioni që ai drejton në secilin opsion duhet të jetë i përfshirë në këtë pako të ligjeve. Osmani thotë se ky ligj është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes dhe do ta kenë përkrahjen e deputetëve.

Ky ligj pritet të zbatohet për të gjitha pagesat e kryera për punët juridike tregtare, në përjashtim të atyre pagesave që janë objekt i falimentimit apo kur pagesat rrjedhin nga kontratat me konsumatorët. /Telegrafi/

Exit mobile version