Në Kuvend sot do të zhvillohet seancë e komisionit për çështje evropiane, për sisteme politike dhe marrëdhënie në mes bashkësive dhe komisionit për legjislaturë.
Në rend të ditës të Komisionit për çështje evropiane është propozim ligji për informacionet e klasifikuara, për Agjencinë për siguri kombëtare, ndryshimet dhe plotësimi i Ligji për punë të brendshme, propozim ligji për koordinim të sigurisë dhe inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, propozim ligji për ndryshimin e ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huajt, të gjitha në leximin e parë.
Komisioni për sisteme politike dhe marrëdhënie në mes bashkësive sot do të mbajë dy seanca. Para anëtarëve të këtij Komisioni do të gjenden propozim ligji për ekzekutimin e sanksioneve në leximin e tij dhe propozim ligji për Regjistrin Qendror i popullsisë në leximin e parë./Telegrafi/