Telegrafi

Ligji për gjuhët vuan nga mungesa e deputetëve

Deputetët e shumicës parlamentare në Maqedoni asesi nuk mund të tubojnë numrat për të nisur debatin për Ligjin për gjuhët pasi i njejti u kthye në Kuvend pas mos nënshkrimit nga presidenti Gjorge Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I njejti ligj është i përfshirë në detyrimet e Rainhard Pribe për reformat që duhet t’i plotësojë vendi.

Pozita dhe opozita thonë se i njejti ligj mund të kalojë vetëm me marrëveshje politike pasi nëse nuk shkohet pa të, i njejti duhet të diskutohet një vjet, shkak i dendësisë së madhe të amandamenteve nga OBRM-PDUKM-ja.

35.000 amandamente në tërësi, 220 amandamente për një nen të ligjit, punë aktive deri në muajin shtator. Ky është epilogu i bllokimit që i bën këtij ligji opozita maqedonase. /Telegrafi/