Site icon Telegrafi

“Ligji për gjuhët”, një gjykatës braktisë seancën e Gjykatës Kushtetuese në RMV

Një gjykatës e ka braktisur seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të merret vendim mbi Ligjin për Gjuhët.

Lexo po ashtu Policia “ruan” Gjykatën Kushtetuese para diskutimit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Seancën e ka braktisur gjykatësi Fatmir Skender përcjell “TV21”.

Në seancë mungojnë edhe dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjykatësi Skender paraprakisht kërkoi anulimin e seancës, që ndërkohë të mundësohet prania e Kadriut dhe Ajdarit, por asnjë nga gjykatësit nuk e pranoi propozimin, pas çka Skender braktisi seancën.

Exit mobile version