Telegrafi

Ligji për gjuhët nesër del sërish para Kuvendit të Maqedonisë

Sipas TV Sitel, për nesër është paraparë që në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë në rend dite të jetë edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, por nuk duhet nëse kjo pikë do të hapet për diskutim.

Mediat në gjuhën maqedonase shpekulojnë se ende pritet një marrëveshje ndërmjet pushtetit dhe OBRM-PDUKM-së për 36 mijë amandamentet për këtë ligj.

Pikërisht për këtë çështje, kryekuvendari Talat Xhaferi, në javën e kaluar tha se ligji do të rivotohet, por pa diskutime për amandamentet e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/