Telegrafi

Ligji për gjuhët edhe sot në diskutim në Komisionin për sistem politik

Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë sot duhet të vazhdojë në diskutimin në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas arsyetimit të Ministrisë së Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e këtij ligji është zbatimi deri në fund i amendamenteve kushtetuese në lidhje me përdorimin e gjuhëve që e flasin së paku 20% e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëkohësisht me këtë rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve tjera që i flasin qytetarët e bashkësive tjera të cilat janë së paku 20%.

Gjatë ditës së djeshme në Komisionin për sistem politike u zhvillua debat në atmosferë të nxehtë mes deputetëve të opozitës dhe shumicës parlamentare.

Nga OBRM-PDUKM opozitare, dje, në ditën e parë të debatit në Komisionin për sistem politik, vlerësuan se propozim-ligji është jokushtetues si dhe me vendosjen e flamurit evropian në ligj shumica parlamentare dëshiron ta shkurtojë diskutimin.

Dritë jeshile për ligjin për përdorimin e gjuhëve, me lexim të parë, javën e kaluar dha Komisioni për çështje evropiane./Telegrafi/