Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë sencën e 11-të në të cilën duhet të debatohet për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit, me procedurë të shkurtuar.
Ndryshimet janë inicuar nga deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa parashihen ndryshime të dispozitave ligjit ekzistues, me zbatimin e së cilës, sipas propozuesve, u shkaktuan probleme ekonomike dhe sociale, respektivisht eliminohet një pjesë nga ligji i cili përcakton pjesë pë pirjen e duhanit jashtë nga objektet hotelierike.
“Qëllimi është që të arrihet ndryshimi dispozitave të ligjit të tanishëm, me zbatimin e së cilit u shkaktuan probleme ekonomike dhe sociale. Ligji, miratimi i së cilës propozohet, bazohet në parime të ligjshmërisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe garantimin e realizimit të tyre, dhe në këtë drejtim, të drejtën e përzgjedhje së lirë të qytetarit dhe subjektit ekonomik”, thuhet në arsyetimin e propozim-ligjit./Telegrafi/