Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në seancën e 66-të plenare si pikë rendi me numër rendor vendosi pikën e Propozim-ligjit për amnisti për personat e dyshuar, akuzuar dhe dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Seanca është caktuar më 26.11.2018 me fillim në ora 11:00, ndërsa këtë Propozim-ligj për amnisti duhet të përfshijë të gjithë personat dhe veprat të kryera të ngjarjeve të 27 prillit, ndërsa në Kuvend është dërguar më 30 tetor.
Propozuesit e këtij ligji janë deputetët nga radhët e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM./Telegrafi/