Telegrafi

Ligji pastaj privatizimi i PTK-së

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alshiqi, tha se kjo kompani është pasuri e tërë Kosovës. “Strategjia për privatizimin e PTK-së nuk mund të miratohet pa një transparencë dhe analizë të mirëfilltë. Mos privatizimi i PTK-së na ka dhënë forcë dhe kurajë që në të ardhmen të ecim në rrugën tonë, e cila është në interes të qytetarëve, kompanisë dhe të punësuarve të saj”, theksoi ai.

Sipas Alshiqit, Qeveria në largim duhet që t’i anulojë edhe vendimet e mbetura lidhur me projektet për zhvillimin e PTK-së .

“Privatizimi i Post Telekomit të Kosovës nuk duhet të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Së pari duhet të miratohet ligji i veçantë për privatizimin e kompanisë, të merret kodi telefonik, të nënshkruhet kontrata kolektive dhe të vlerësohet cili është fitimi i saktë nga privatizimi ose jo i kësaj kompanie”, tha Milazim Alshiqi i cili është kryetar i njërës prej sindikatave të PTK-së. /Telegrafi/