Site icon Telegrafi

“Ligji nuk është më i rëndësishëm se ushqimi i fëmijëve”: Gruaja amerikane thyen ‘rregullat e coronavirusit’, hap sallonin e flokëve

Një pronare një salloni flokësh në Teksas dënuar me burg për një javë, për shkak se ka hapur biznesin e saj, pavarësisht kufizimeve të coronavirusit që kanë mbyllur të gjitha bizneset jo thelbësore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Shelley Luther, pronare e Salon à la Mode në Dallas, u paraqit në gjykatë të martën pasi kundërshtoi një urdhër kufizues.

Gjykatësi tha që ajo mund të shmangte burgun nëse kërkonte falje për egoizëm, mbyllte sallonin dhe paguante një gjobë.

Por për çudi Luther nuk pranoi, duke thënë se “të ushqesh fëmijët nuk është egoizëm”.

Në gjykatë ajo i tha gjykatësit: “Unë duhet të mos pajtohem me ty, zotëri, kur thua se jam egoiste, sepse ushqyerja e fëmijëve të mi nuk është egoiste”.

“Pra, zotëri, nëse mendoni se ligji është më i rëndësishëm sesa të ushqesh fëmijët, atëherë ju lutemi vazhdoni me vendimin tuaj. Por unë nuk do të mbyll sallonin”.

Ndryshe, ajo do të kishte nevojë vetëm për të mbyllur sallonin deri të Premten, sepse shteti planifikon t’i lejojë ata të rihapen atëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version