Telegrafi

Ligji kontrovers që i detyron trafikantët të konsumojnë tërë drogën

Indonezia po planifikon të luftojë problemet me drogën, duke përdorur dënime shumë të rrepta.

Në mesin e disa dënimeve të mundshme, është konsideruar edhe detyrimi ndaj trafikantit, që të konsumojë tërë drogën që i është zënë, derisa të vdes.

Mbrojtja e burgjeve nga tigrat, krokodilët dhe piranët, janë në mesin e formave, për të ndaluar ikjen e trafikantëve nga burgjet.

Këto përpjekje, po konsiderohen se ndihmojnë në luftimin e kultivimit dhe shitjes së drogës, që ka kaluar çdo limit, transmeton Telegrafi.

Ligji në fuqi, ku trafikantët e drogës vriten publikisht, me breshëri plumbash, po del të jetë jo efikas.

Vetëm vitin e kaluar, në këtë formë janë vrarë 33 trafikant, por shitja e drogës, nuk ka pësuar rënie. /Telegrafi/