Telegrafi

Ligji i ri në Arabinë Saudite: Ateistët janë terroristë

Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah, ka miratuar një seri të ligjeve dhe dekreteve mbretërore, qëllimi i të cilave janë “luftimi” i terrorizmit, por në thelb, sipas Human Right Watch, është persekutimi i disidentëve politikë.

Këto ligje kryesisht kanë të bëjnë me numrin e madh të sauditëve që janë kthyer nga Siria, të cilët kërkojnë ta rrëzojnë monarkinë, transmeton Telegrafi.

Personat që marrin pjesë në konfliktet jashtë Arabisë Saudite i pret dënimi prej tre deri në njëzet vjet burg. Megjithatë, objektiva të mbretit saudit janë pabesimtarët.

Ligji i ri përcakton terrorizmin si "formë të mendimit si ateist apo sjelljeve kundër parimeve të fesë islame". /Telegrafi/