Telegrafi

Ligji i punës zbatohet pak

Nga ky hulumtim ka dalë se një numër i madh i të punësuarve, ndonëse kanë kontrata me shkrim ato nuk janë në përputhje me Ligjin e punës.

Në shumicën e rasteve orari i punës është deri në 60 orë në javë dhe nuk paguhen orët shtesë, pushimi vjetor jepet pa pagesë ose në rastet më të mira 10 ditë në vit, ndërsa siguria në punë nuk është e rregulluar pothuajse fare. Shumica e të punësuarve janë të njoftuar për Ligjin e punës përmes medieve, por nuk e njohin mirë përmbajtën e tij dhe të drejtat që burojnë nga ky ligj.

Pantina po ashtu theksoi shqetësimin për moszbatimin e të drejtës së pushimit të lehonisë dhe tendencën për mosvazhdim të kontratave nga punëdhënësit privatë për gratë shtatzëna. Por, një gjendje e tillë, aspak më mirë, është edhe për të punësuarit në mediat e Kosovës.

Arsim Lani, nga AGPK-ja, prezantoi rezultatet e një hulumtimi të kryer me gazetarët e medieve elektronike dhe të shkruara. Sipas tij, problemi më shqetësues mbetet mungesa e kontratave me shkrim për gazetarët e shumicës së mediumeve, orari i tejzgjatur i punës dhe trajtimi që ju bëhet nga punëdhënësit. Ai u bëri thirrje institucioneve shtetërore, në veçanti Inspektoratit të Punës të ndërmarrë masa ndaj punëdhënësve që nuk e zbatojnë këtë ligj.

Gjylnaze Novobërdalia-Gola, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njoftoi për hartimin dhe miratimin e gjashtë udhëzimeve administrative që e ndihmojnë zbatimin e ligjit. Ajo ju bëri thirrje punëtorëve të ngrenë padi ndaj punëdhënësve që nuk e zbatojnë ligjin, duke pranuar faktin se institucionet qeveritare, si Inspektorati i Punës, nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për monitorimin e zbatimit.

Edhe përfaqësuesja e BSPK shprehi shqetësimin e saj për moszbatimin e Ligjit dhe rekomandoi themelimin e Gjykatës së Punës.

Të pranishmit në tryezë shprehen kritika për Inspektoratin e Punës, por edhe për BSPK, të cilët nuk kanë bërë sa duhet për zbatimin e këtij ligji. /Telegrafi/