Telegrafi

Ligji i punës, ende problematik

Ligji i punës, i cili është miratuar në parim në muajin qershor nga Kuvendi i Kosovës, është bërë temë diskutimi për sindikatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të shoqërisë civile.

Autoritetet kompetente që nga viti 2004 kanë hartuar projektligjin e punës dhe deri më tani ky ligj është kthyer shtatë herë nga Kuvendi, për rihartim dhe plotësim të disa amendamenteve.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vazhdimisht ka paraqitur vërejtje për këtë ligj. Ndue Kalaj, nga kjo sindikatë, tha se përmirësimi i disa amendamenteve dhe miratimi i Ligjit të punës nga Kuvendi i Kosovës është i domosdoshëm, sepse mungesa e këtij ligji, ka bërë që punëtorët kosovarë të ballafaqohen me probleme nga më të ndryshme.

Duke e quajtur Ligjin e punës, Kushtetutë të punëtorëve, Ndue Kalaj thekson se mungesa e tij, ka bërë që të drejtat e punëtorëve të shkelen në mënyrë drastike, si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat. /Telegrafi/