Arsyeja? Mund të ndikojë edhe te personat që gjenden rrotull. Por përse u kthye në qendër të vëmendjes pikërisht tani ky ligj? Për shkak të e-book.
Ky ligj do të aplikohet edhe në pajisjet elektronike siç është dhe libri elektronik. Ky ligj ka shkaktuar debate të shumta pasi është e vështirë të evidentohen rastet kur bëhen blerjet online dhe kontrolli i tyre.
Përveç kësaj është edhe çështja e orareve të ndryshme. Një libër që mund ta blesh në orën 6 të mëngjesit me orën gjermane diku tjetër është ende ora 5:00. Autoritetet gjermane po përpiqen të rregullojnë disa pika të ligjit por tashmë debati për të ka shkaktuar shumë reagime dhe kontestimet janë të shumta.