Diskutimi për amendamentet për Ligjin e gjuhëve nuk do të fillojë derisa nuk sigurohen kushtet teknike për këtë.
Sipas TV24, amendamentet akoma nuk janë përkthyer dhe kjo do të jetë arsye që Ligji i gjuhëve të “zbres më poshtë” në rendin e ditës në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para se të hapet Ligji për gjuhët, plani është që të tejkalohet ligjet reformues që janë në këtë seancë, por edhe të votohen tre nënkryetarët e Kuvendit.
Sipas planit të shumicës parlamentare, për nënkryetarët e Kuvendit do të votohet sot edhe atë për tre: Frosina Remenski nga LSDM, Goran Misovski nga “NSDP” dhe Vesel Memedi nga RDK./Telegrafi/