Site icon Telegrafi

Ligji është ligj

Policia e Indisë kishte arrestuar në vitin 1985 Balgovind Prasadin i cili kishte marrë ryshfet prej 25 rupi (51 cent) nga një pastrues i rrugëve, në këmbim të një dokumenti me të cilin ia arsyetonte pushimin mjekësor.

Rasti është zhagmitur nëpër gjykata, e Prasad në vitin 1992 ishte dënuar me një vit burg, por ishte liruar pas ankesës së parashtruar.

Gjykata e lartë e shtetit indian Bihar ditë më parë dënimin prej një vit burg ia ka shkurtuar në tre muaj pasi që bëhej fjalë për një shumë të vogël, por megjithatë ka urdhëruar policinë që ta dërgoj në burg sepse kishte shkelur ligjin.

"Rasti është zhagmitur me vite të tëra, e shuma e parave të marra ryshfet ka qenë aq e vogël sa që Prasad ka shpresuar se do t’i falet", ka deklaruar gjykatësi.

Exit mobile version