Telegrafi

Ligjëvënësit i thonë po projektbuxhetit për vitin 2009

Ndonëse projektbuxheti për vitin e ardhshëm mori mbështetjen e shefave të dy grupeve parlamentare të kualicionit qeverisës, akuzat erdhen nga opozita duke e vlerësuar atë si projekt buxhet të varfërisë dhe se shumë prej shifrave të paraqitura në material janë joreale dhe se një pjesë e madhe e këtij buxheti vjen nga suficiti buxhetor. 

Përfitimet më të mëdha në buxhetin për vitin e ardhshëm do ta ketë Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit të cilës është paraparë ti ndahen 83 milionë euro për asfaltimin e rrugëve të reja dhe renovimin e atyre të vjetrave.

Gjatë prezantimi të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm kryeministri Hashim Thaçi kishte premtuar se do vazhdohet me ndërtimin e rrugës Prishtinë-Kaçanik, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë dhe projektin madhor Vërmicë-Merdare.

Rreth 40 milionë euro u janë ndarë Ministrisë së Arsimit për përfimrësimin e infrastrukturës shkollore ndërsa Ministrisë së Shëndetësisë u janë ndarë 66 milionë euro dhe ky sektor është përcaktuar një ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverisë Thaçi.

Ndërkaq 60 milionë euro tjera janë paraparë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjithashtu edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. /Telegrafi/