Telegrafi

Ligjet themelore të budallallëkut njerëzor

– Gjithmonë e në mënyrë të pashmangshme secili prej nesh nënvleftëson numrin e individëve budallenj që ndodhen në qarkullim.

– Mundësia që një person i caktuar të jetë budalla nuk varet nga asnjë karakteristikë tjetër e vetë personit.

– Një njeri budalla është ai njeri që i shkakton një dëm një njeriu tjetër, apo një grupi njerëzish, duke mos përfituar asgjë për vete, madje duke pësuar dëm edhe për vete.

– Njerëzit jo budallenj kurdoherë e nënvleftësojnë potencialin dëmprurës të njerëzve budallenj. Veçanërisht njerëzit jo budallenj vazhdimisht harrojnë që në çdo vend, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, të merresh me budallenjtë dhe/ose të rrish me ta, në mënyrë të pashmangshme përbën një gabim që kushton shtrenjtë.

– Personi budalla është tipi i njeriut më të rrezikshëm që ekziston.

– Budallai është më i rrezikshëm se banditi. /Dialog Plus/

(Marrë nga libri – Ligjet themelore të budallallëkut të autorit Carlo M. Cipolla. Me këtë vepër, të botuar në shqip nga “Linus”, ai u bë i njohur në mbarë botën)