Site icon Telegrafi

Ligjet reformuese dalin para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë

Nga sot, si edhe në ditët në vijim, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë do të angazhohen për t’u përgatitur për Raportin e përparimit të vendit, që përgatitet nga Komisioni Evropian, më 17 prill.

Kështu, në Kuvend janë caktuar katër seanca plenare për ditën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e 34-të është Ligji reformues për gjyqësinë; në seancën e 35-të është Ligji për Prokurorinë Publike dhe Ligji për procedurë penale, në lexim të dytë.

Gjithashtu, është caktuar seanca e 22-të për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar.

Edhe seanca e 41-të është caktuar, me disa pika që nuk kanë të bëjnë me aspekte reformuese./Telegrafi/

Exit mobile version