Në tryezën e diskutimit “Lajmet e rreme, gjuha e urrejtjes dhe shpifja e fyerja në mediat online”, kryetari i Këshillit të Mediave të Shkurtuara të Kosovës, Imer Mushkolaj tha se mungon edukimi i duhur medial.
“Duhet me ekzistu kritere të caktuara se çka nënkupton një media. Ligjet në Kosovë janë të mjaftueshme për të rregulluar mediat. Është problem zbatimi i ligjit, jo vetëm në fushën e mediave por edhe më fusha të tjera”, shtoi ai.
Ai tha se deri më tani nuk është parë se është vënë më praktikë lënda e edukimit medial nëpër shkolla.
“Lajmet e rreme krijohen me qëllim që të arrihet një situatë e paqenë përmes disa fakteve të pretenduara që konsiderohem që janë të vërteta. Përveç termit fake neës ky problem ka shku edhe më tutje, ka shku me deep fake ku ekziston edhe manipulimi i tonit”, shtoi Mushkolaj.
Sipas tij, mundësitë për manipulim janë gjithmonë më përpara.
“Nuk ka ndonjë formulë si të parandalohen lajmet e rreme. Megjithatë mund të bëhet duke inspektuar kodin e etikës, përndryshe nuk ka ndonjë mekanizëm që do të mund t’i ndalte lajmet e rrema. E rëndësishme të dimë cilat janë lajmet e rrejshme dhe të kontribuojmë në parandalimin e këtij fenomeni”, tha ai.
Ai tha se Këshilli merret në përgjithësi me përmbajtjen mediale dhe përpiqet të marrë vendime të mbështetura me kodin e etikës. Këshilli e ka për obligim të kujtoi çdo ditë se kodi duhet të zbatohet.
Mushkolaj përmendi rastin e gruas rome, qe ndodhi javë më parë, për tw cilin tha është shembull si nuk duhet të raportohet, dhe se është rast i dhimbshëm se si mediat bazohet në informata të paverifikuara.
“Ato sulme ndaj asaj gruaje erdhën si pasojë e raportimit të mediave dhe mediat janë përgjegjëse”, tha Mushkolaj./kp/