Paketa me ndryshimet që u morrën vesh katër partitë parlamentare në Maqedoni sot është futur para deputetëve të cilët duhet ta votojnë të njejtën por tani me procedurë të përshpejtuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mandati i Qeverisë së Maqedonisë, ndryshimet në MPB, reformat në media dhe ligji për zgjedhjet janë para deputetëve.
Këto ndryshime dhe votimi i tyre do t’i hap rrugë partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave do të jetë 11 dhjetori.
Përgjegjës për votimin e kësaj pakete sot janë Bekim Fazliu nga PDSH, Artan Grubi nga BDI, Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM dhe Goran Sugareski nga LSDM.
Më herët deputetët patën debate të ashpra për pikën e rendit të ditës- pyetje deputetësh./Telegrafi/