Site icon Telegrafi

Ligjet e Sllovenisë vendimtare në tenderin e Telekomit

Gjykata e tenderëve e ka kthyer në rivlerësim një tender të Telekomit të Kosovës për furnizim me pajisje mobile telekomunikuese. Ajo i ka aprovuar pjesërisht pretendimet e konsorciumit “Botek & FMC” për shkeljet ligjore të Telekomit të Kosovës.

Konsorciumi “Botek & FMC” në ankesën e dorëzuar në OSHP kishte pretenduar se Telekomi i Kosovës ka bërë shkelje të nenit 65 të Ligjit të Prokurimit dhe shkeljen e nenit 9, pika 1.6 e Rregullores së Prokurimit Publik, shkruan “Koha Ditore”.

Telekomi i Kosovës e ka eliminuar nga gara Konsorciumin “Botek & FMC” me arsyetimin se nuk kanë dorëzuar me kohë dokumentet e përshtatshmërisë, të cilët u kërkohen operatorëve që rekomandohen për kontratë. /Telegrafi/

Exit mobile version