Telegrafi

Ligjet deri në tetë plotësimndryshime të shpërndara në dokumente të ndryshme

Numri i madh i ligjeve të plotësuara dhe ndryshuara në Kosovë nga të gjitha legjislaturat, ka bërë që për të ditur nenet në fuqi të një ligji të shfletohen disa dokumente të ndryshme.

Kjo për faktin se Kuvendi i Kosovës deri më tani nuk ka spastruar tekstet e ligjeve të ndryshuara, për t’i përmbledhur në një ligj të caktuar, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që nuk ka një rregull se si do të duhej të zhvilloje ky proces. Ka ligje që janë ndryshuar edhe më shumë se nga dy herë.

I tillë është Ligji i Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës, i cili deri më tani është ndryshuar dhe plotësuar tetë herë, që nga miratimi. Pra për të ditur saktësisht normat në fuqi të tij duhet shfletuar nëntë dokumente.

Mandej Ligji mbi Administratën Tatimore dhe procedurat, ai për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, janë ndryshuar nga katër herë. E ka shumë të tilla, si Ligji mbi partitë politike, që janë ndryshuar nga dy herë.