Site icon Telegrafi

Ligjerues nga Suedia dhe filmit suedez në shtëpinë e ARM-së

Në kuadër të ekspozitave “Inkuadrim” dhe “Dizajn për jetë dinjitoze”, prej sot deri më datën 16 të këtij muaji Ambasada e Suedisë në Maqedoni do të organizojë shumë ngjarje kulture, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Suedia merr pjesë Sara Shamlu Ekblad, njëra prej personaliteteve, portreti i së cilës është pjesë e ekspozitës “Inkuadrim”. Ajo është e verbër dhe do të vijë me qenin e saj.

Në kuadër të Kongresit për persona me nevoja të veçanta, në ”Panairin e Shkupit”, Sara do të mbajë ligjeratë për qentë udhëheqës dhe për alfabetin e të verbërve.

Të shtunën në kongres, mysafir do të jetë edhe Per Johanson, ligjërues suedez, skenarist, producent teatral dhe regjisor.

Pas projeksionit të filmit, vizitorët do të kenë mundësi të bisedojnë me Per Johanson dhe Sara Shamlu Ekblad./Telegrafi/

Exit mobile version