Site icon Telegrafi

Ligjërata për edukim mjedisor në shkollat fillore

“Duke pasur parasysh se popullsia e Kosovës është shumë e re në moshë dhe se vendi përballet me shumë probleme socio-ekonomike, ku institucionet e edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor ende janë në ndërtim e sipër të strukturës së qëndrueshme si dhe duke u bazuar në faktin se edukimi mjedisor ende konsiderohet dytësor në procesin e edukimit dhe arsimimit të tërësishëm, që nga dita e nesërme, në shkollat fillore të Republikës së Kosovës, do të fillohet me organizimin dhe mbajtjen e ligjëratave të cilat do të kenë karakter të edukimit mjedisor”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Ligjëratat e para do të mbahen në komunat: Skenderaj, Drenas, Mitrovicë, Vushtrri, që do të vazhdojnë deri ne gjysmën e dytë të muajit maj, ndërsa më pas do të mbahen edhe në komunat tjera, në muajin tetor të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version