Nesër dhe pasnesër në Klinikën Univerzitare për Kardiokirurgji në Shkup, do të mbajnë ligjerata themeluesit e kardiokirurgjisë evropiane dhe italiane prof. Antonio Maria dhe kardiokirurgu nga univerziteti i njohur i Romës “La Sapienza” Antonio Marulo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligjerata e prof. Antonio Maria do të mbahet nesër prej orës 11:00 me tema: “Kardioplegjia, historia, llojet, përfitimet dhe rreziqet” dhe “E ardhëmja e kardiokirurgjisë”, kurse doktor Marulo, ligjeratë do të mbajë të premten në prej orës 10 deri 15, në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
Prania e kardiokirurgëve të lartë është rezultat i bashkëpunimit konstant në mes Klinikës Univerzitare për kardokirurgji shtetërore, Fakultetit të Mjekësisë në Shkup dhe Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/