Site icon Telegrafi

Ligës Ballkanike do t’i shtohet edhe një skuadër nga Shqipëria

Ky i fundit theksoi se janë diskutuar rreth mundësive për të marr pjesë në BIBL në stinorin e ri dhe se 99 % është e sigurt pjesëmarrja e një klubi nga Shqipëria në këtë garë. “Shumë shpejtë do të mbajmë një takim me klubet dhe shoqata këtu për të vendosur për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike. Gjasat janë që 99 % të jemi pjesëmarrës nga stinori i ri, por ende duhet të zgjidhen edhe disa detaje”, ka theksuar Ponari.

Duke vijuar tutje, numri një i basketbollit shqiptar ka deklaruar se emri i skuadrës e cila do të jetë pjesëmarrëse në garat e stinorit të ri në BIBL ende nuk dihet, pasi kampionati shqiptar tani veçse ka hyrë në fazën e ‘play off’-it. “Ne ende kemi edhe ndeshjet e ‘play off’-it për t’u luajtur andaj ende nuk e dimë se kush mund të fitojë. Besojmë se skuadra e cila fiton titullin do të jetë ajo e cila do të na përfaqësoj në këtë garë”, ka thënë Ponari. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version