Superliga e Zvicrës është kampioni që prinë garën për mesataren e golave të shënuara për ndeshje, me 3.33 gola për ndeshje, ndërsa nga pesë ligat më të forta, më së miri qëndron La Liga Spanjolle në vend të tretë me 2.90 gola.
Mund t’ju duket si befasi, por sa i përket shënimit të golave më së miri qëndron Superliga e Zvicrës, që shënon nga 3.33 gola për ndeshje, duke lënë pas vetes kampionate të forta si La Liga, Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
Në vendin e dytë gjendet kampionati suedez, Allsvenskan, që ka një mesatare të mirë të golave për ndeshje me 3.01 gola në ndeshje, ndërsa podiumin e plotëson La Liga në vendin e tretë me 2.90 gola për ndeshje, përcjell Telegrafi.
Nga pesë kampionatet më të forta në Evropë, në ‘Top 10’ e gjejnë vetën edhe Liga Premier në vendin e gjashtë me 2.84 gola për ndeshje, ndërsa pas tyre radhitet Serie A italiane në vendin e shtatë me 2.80 gola për ndeshje.
Për të ardhur keq janë pozitat e dy kampionateve të mëdha si Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 franceze, që renditen në vendin e 12 me mesatare prej 2.71 golave për ndeshje, respektivisht në vendin e 17 me 2.60 gola për ndeshje. /Telegrafi/
1.Superliga e Zvicrës | 3.33 gola për ndeshje
2.Allsvenskan | 3.01 gola për ndeshje
3.La Liga | 2.90 gola për ndeshje
4.Norvegji Eliteserien | 2.88 gola për ndeshje
4.Qipro 1. Lig | 2.88 gola për ndeshje
6.Liga Premier | 2.84 gola për ndeshje
7.Serie A | 2.80 gola për ndeshje
8.Polish Ekstraklasa | 2.79 gola për ndeshje
9.Eredivisie | 2.77 gola për ndeshje
10.Belgjikë 1. Lig A | 2.74 gola për ndeshje
12.Bundesliga | 2.71 gola për ndeshje
17.Ligue 1 | 2.60 gola për ndeshje