Telegrafi

Ligat kryesore evropiane dëshirojnë që të mbarojnë sezonet para fundit të korrikut

Top klubet evropiane ia kanë bërë të qartë UEFA-s se ata dëshirojnë që të përfundojnë sezonet e tyre deri në fund të korrikut.

Dëshira e klubeve është që të përfundojnë sezonet e tyre dhe të shmangin situata si ajo në Holandë, ku sporti dhe kampionati Eredivisie janë anuluar deri në shtator.

Të mërkurën, përfaqësues nga ligat evropiane u takuan me UEFA-n përmes një video-konferencës ku iu thënë atyre se duan të vazhdojnë, por jo më vonë se 31 korrik.

Trofeu i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës

Ky propozim do ta linte gushtin e lirë për të përfunduar garat e Ligës së Kampinëve dhe Ligës së Evropës.

UEFA po planifikon të zhvillojë finalen e Ligës së Evropës më 26 gusht dhe finalen e Ligës së Kampionëve më 29 gusht.

Kanë mbetur 17 ndeshje për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe 27 ndeshje të mbetura në Ligën e Evropës. /Telegrafi/