Ligat më të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Serien A, mund të reduktohen në 18 skuadra për të balancuar sasinë në rritje të ndeshjeve evropiane.
Formati i ri i Ligës së Kampionëve që do të nisë në sezonin 2024-25 do të shohë 100 ndeshje shtesë të shtuara në një listë tashmë të ngushtë të ndeshjeve.
Sipas gazetës La Repubblica, për këtë arsye, ligat më të mëdha evropiane thuhet se po mendojnë të ndryshojnë formatin e garave të tyre të brendshme, duke ulur klubet e përfshira në 18.
According to La Repubblica newspaper, the top European leagues, including #SerieA, could be reduced to 18 teams to balance the increasing amount of European fixtures. https://t.co/ewgH4RB30p #UCL #UEL #SerieA #Calcio pic.twitter.com/Rdnc1wTPq5
— Football Italia (@footballitalia) May 7, 2021
Raporti shton se klubet e Serie A do të takohen të martën në Palazzo Parigi të Milanit pa Presidentin Paolo Dal Pino dhe drejtorin Luigi De Siervo.
Ata kryesisht do të diskutojnë pasojat e Superligës Evropiane së dështuar.
Ndërkohë, formati i Coppa Italia do të ndryshojë përsëri nga sezoni i ardhshëm, me vetëm 40 klube që marrin pjesë, të gjithë nga Serie A dhe Serie B. /Telegrafi/