Site icon Telegrafi

Liga Total mbledh futbollistët më të mirë kosovarë

Cilësia e ligës është vërtetë e madhe dhe kjo falë tifozerisë së flaktë dhe lojtareve shumë të mirë e të famshëm që tashmë janë pjesë e kësaj lige.

Përveç lojtarëve më të mirë lipjanas si Labinot Ibrahimi, Bujar Sinani e të tjerë, në Liga Total luajnë edhe futbollistë si Muhamet Dragusha, Azem Ibrahimi, Amir Rrahmani, Mentor Mazrekaj e shumë e shumë të tjerë.

Kjo ligë ka tri kategori me nga 14 skuadra, të cilat janë Liga e Parë, e Dytë dhe e Tretë. Të gjitha ndeshjet luhen gjatë vikendit në fushën e mbyllur me bar sintetik.

Liga Total ka filluar në tetor të vitit 2013, ndërsa para pak javësh u zhvillua edhe finalja e Kupës së Ligës, ku FC Zhvillat u shpallën kampion pasi e mposhtën skuadrën Ardeno Meshkurti me rezultat 3-2.

/Telegrafi/ 

Exit mobile version