Kampionati anglez, Liga Premier, ka ndarë çmimet për më të mirët e muajit mars.
Muaji mars na ka sjell ndeshje të forta dhe shumë kualitet brenda kampionatit anglez, ku kanë spikatur emra të caktuar.
Lojtari më i mirë për këtë muaj është zgjedhur sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg ka arritur të udhëheq skuadrën e tij me katër gola në tri ndeshje, ku kanë mbledhur gjashtë pikë.
Ndërsa, trajneri më i mirë për muajin mars është zgjedhur ai i Bournemouthit, Eddie Howe.
Trajneri anglez ka udhëhequr skuadrën e tij me sukses në tri ndeshje e luajtura në mars, ku ka mbledhur shtatë pikë, me dy fitore dhe një barazim. /Telegrafi/